I tha se kopjon Bora Zemanin, Dalina Buzi i kthehet me fjalor banal ndjekëses

I tha se kopjon Bora Zemanin, Dalina Buzi i kthehet me fjalor banal ndjekëses

10:08, 26/10/2022
A+ Aa A-

Një postim i fundit i producentes Dalina Buzi në profilin e saj në “Instagram”, ka nxitur një koment nga një prej ndjekësve të saj. Dalina publikoi një video, por vëmendjen e ndjekëses me sa duket e mori stili i producentes. Kështu ndjekësja shkruan se Dalina ka “kopjuar” Bora Zemanin.

Image

“Ke filluar dhe veshjen alla stili i Bora Zemanit, harron se je mami asaj me moshë”- shkruan ndjekësa, e cila nuk mbeti pa një përgjigje nga ana e Dalinës.

“Boo prandaj doja me i heq komentet për k*re si puna jote. E mirë varja i hapa tani, vazhdo”– shkruan Dalina në përgjigjen e saj, në seksionin e komenteve.

Image

Replika e fundit është nga e njëjta ndjekëse, e cila shkruan: “Bravo për fjalorin sado mundohesh të bësh si e mirë dukesh se ti i urren gratë e bukura sidomos një maskiliste e thekur, bllokoji komentet sërish se nuk përballon dot opinionet ndryshe.”

Kujtojmë se Dalina Buzi i është bashkuar “Dancing With the Stars” në rolin e anëtares së jurisë. Pak kohë më parë ajo u pyet nga ndjekësit në rrjetet sociale, për mendimin e saj rreth prezantimit të Bora Zemanit në natën e parë të “Dancing With the Stars.”

Dalina shkroi se diçka e mirë te Bora Zemani është fakti se nuk ka protagonizëm, ndërsa shton se është shumë e mirë për këtë format.

“Po tani ai format si anglez që është, është shumë i shpejtë dhe me minutazhe të përcaktuara dhe nuk të jep mundësi të shpalosësh gjithë artin si prezantuese sepse vëmendje aty marrin konkurrentët dhe juria. Tani Bora ka diçka shumë të mirë që ja kam thën personalisht, që nuk ka protagonizëm, pra nuk ndërhyn kot thjesht sa për të folur dhe nuk e kthen shoë-n tek vetja. Edhe kur u bë protagoniste në media, u bë nga një histori, jo nga moderimi i saj. Kështu që është shumë ok për këtë format. Ju që doni më shumë minuta prej saj, prisni se rrugës do ulet numri i konkurrentëve e do zgjatet koha e diskutimeve”- u përgjigj Dalina.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco