'Bye Bye' Tea, kjo është vajza që i ka vjedhur zemrën Beartit

'Bye Bye' Tea, kjo është vajza që i ka vjedhur zemrën Beartit

15:33, 24/10/2022
A+ Aa A-

Beart Rexhepi është një nga ish-konkurrentët më të përfolur të edicionit të dytë të Për’puthen. Ai u dallua në programin e dashurisë për qetësinë që e karakterizonte dhe paraqitjen fizike.

Mirëpo ajo që e bëri kryefjalë të mediave rozë, ishte romanca e tij me Tea Trifonin. Kjo periudhë ka mbetur shumë pas, dhe sot Bearti është më i lumtur se kurrë në një lidhje të re.

Pak kohë më parë, ai u shpreh se ishte në një lidhje teksa deklaroi se preferon ta mbajë private, pas përvojës me lidhjen e tij të fundit e cila mori shumë vëmendje.

Por, mesa duket Rexhepi nuk i ka rezistuar dëshirës për të ndarë disa foto me të dashurën e re në Instagram.

Ish-konkurrenti i Për’puthen, shfaqet dorë për dore me vajzën misterioze akoma, pasi nuk ka preferuar t’ja zbulojë portretin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Më herët të pyetur mbi arsyet e ndarjes Tea dhe Bearti nuk kanë preferuar të flasin shumë. Tea u shpreh se lidhja e tyre u kthye toksike për shkak se Bearti ishte shumë xheloz ndërsa ky i fundit deklaroi se ajo i linte shkak.

Bearti në një intervistë asokohe tregoi se është xheloz në një marrëdhënie dhe sipas tij kështu tregohet nëse je apo jo i interesuar për tjetrin.

“Një njeri është xheloz nëse e do dikë. Normal që jam xheloz, nëse nuk të intereson dikush normal që nuk je xheloz. Nuk e di varet edhe prej femrës”, tha Bearti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco