Fjolla Morina në një romancë të re, këngëtarja merr dhuratën e veçantë nga partneri i saj

Fjolla Morina në një romancë të re, këngëtarja merr dhuratën e veçantë nga partneri i saj

09:39, 24/10/2022
A+ Aa A-

Fjolla Morina duket se e ka hedhur përfundimisht pas krahëve historinë e saj me Fisnik Sylën. Këngëtarja duket se e ka gjetur sërish dashurinë dhe këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet disa postimeve në Instagram.

Ajo ka publikuar disa foto ku shihet një buqëtë e gjigande në formë zemre me trëndafila të kuq dhe një varëse floriri e cila lexon 24.09.2022 e cila duket se është data kur ajo ka nisur romancën me partnerin e saj të ri.

Image

Në njërën prej fotove shihet një mashkull i cili me shumë gjasa mund të jetë i dashuri Fjollës por këngëtarja ia ka mbuluar fytyrën me një emoji zemre.

Krahas buqetës, mashkulli misterioz duket se i ka shkruajtur dhe një letër këngëtares ku i dedikon fjalët më të ëmbla:

“Të dua ty sot, nesër, javën tjetër, muajin tjetër, vitin tjetër dhe për të gjithë jetën time”. Dhe krahas postimit Fjolla shprehet se ka mbetur pa fjalë dhe se ndihet më e lumtur se kurrë.

Image

Kujtojmë se gjithashtu dhe Fisnik Syla se ka nisur një romancë të re. Disa javë më parë, biznesmeni ka treguar për ‘Indeksonline’ se vajza me të cilën është në një lidhje, është një figurë e njohur për publikun shqiptar.

“Është një vajzë e showbizit por që identiteti i saj preferoj të mbetet sekret edhe për pak kohë”– u shpreh ai.

Martesa dhe më pas ndarja e saj me Fisnik Sylën, ka bërë bujë të madhe në rrjet. Ndonëse ish-partneri i saj nuk ka hezituar të flas mbi ndarjen me këngëtaren, kjo e fundit ka zgjedhur të hesht. Deri më tani të paktën! E ftuar në emisionin “Liberto”, Fjolla Morina ka thyer heshtjen duke u shprehur se martesën me biznesmenin e konsideron pa frikë si gabimin më të madh në jetë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco