Victoria Bechkam zbulon përse vendoi të fshinte tatuazhin dedikuar bashkëshortit të saj

Victoria Bechkam zbulon përse vendoi të fshinte tatuazhin dedikuar bashkëshortit të saj

13:35, 14/10/2022
A+ Aa A-

Victoria Beckham ka hequr disa javë më parë nga kyçi i dorës tatuazhin me inicialet e bashkëshortit të saj David Beckham dhe kjo çoi në dyshime se mes saj dhe futbollistit gjërat nuk po shkojnë mirë.

Mirëpo ish-ylli i grupit “Spice Grils” i hodhi poshtë të gjitha thashethemet për divorcin gjatë intervistës së saj të fundit në emisionin ‘Today’.

Pse Victoria Beckham hoqi tatuazhin me inicialet e bashkëshortit të saj?

Image

Stilistja tha: “Unë i kisha këto tatuazhe shumë kohë më parë dhe ato thjesht nuk ishin delikate.” Ajo tha gjithashtu se i shoqi dhe djemtë e saj kanë tatuazhe më të bukura.

Victoria vazhdoi: “Të miat ishin paksa të trasha dhe kisha pak gjakderdhje dhe thjesht nuk ishin aq të bukura. Ato thjesht nuk dukeshin aq bukur. Nuk do të thotë asgjë më shumë se kaq.”

Image

Përveç kësaj, këngëtarja i vëndosi pikat mbi ‘i’ në lidhje me spekulimet e se çifti  po kalonin në një krizë në marrëdhënie.

“Mendoj se mediat filluan të spekulojnë, a e lashë burrin? Jo, më kishte mërzitur paksa tatuazhi. Është kaq e thjeshtë.”- theksoi Bechkam.

David dhe Victoria u martuan në vitin 1999 dhe ata kanë qenë së bashku që atëherë. Çifti ndjnë dhe katër fëmijë së bashku: Brooklyn 23, Romeo, 20, Cruz, 17 dhe Harper, 11- vjeç. Pavarësisht heqjes së tatuazhit nga Victoria, të dy kanë ende një marrëdhënie të fortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco