Erion Kukaj dhe Mikela Pupa përballen në 'Për’puthen' disa muaj pas ndarjes

Erion Kukaj dhe Mikela Pupa përballen në 'Për’puthen' disa muaj pas ndarjes

10:11, 14/10/2022
A+ Aa A-

Mikela Pupa dhe Erion Kukaj ishin një ndër çiftet të cilët dolën së bashku nga “Për’puthen” sezonin e tretë, por romanca e tyre nuk zgjati shumë dhe dyshja i dhanë fund disa muaj më parë.

Image

Kjo gjë u vu re në profilet e dy ish-konkurrentëve të cilët kishin fshirë postimet e tyre me njëri-tjetrin por vazhdonin të ndiqeshin ende në Instagram.

Së fundmi, ish- çifti janë përballur në program, ku kanë diskutuar me njëri-tjetrin shkaqet e ndarjes. Sakaq Erjoni i ka kërkuar rikthimin Mikelës, dhe tregoi hapur ndenjat që ka për të.

Pjesë nga biseda:

Erioni: Koha që kam kaluar me ty ka qenë gjëja më e bukur që kam kaluar. Kur dolëm jashtë mes nesh çdo gjë ka qenë në rregull. Të dy ishim shumë të lumtur. Distanca do të ishte një problem shumë I madh për ne, ishe ti ajo që thoje që kjo gjë nuk do të jetë problem, por e dija që do të përfundonim në këtë mënyrë pasi distanca do të bënte të veten.

Mikela: Nuk do të thotë që unë duhet të anashkaloja çdo gjë e të takoheshim një herë në dy muaj. Ti vije një herë në dy muaj.Një ditë që vije kalonim bukur dhe ti ikje dhe vazhdoje jetën duke më harruar mua këtu. Edhe kur unë vija tek ty, ri vazhdoje punët e tua dhe më lije vetëm dhe kjo gjë nuk më dukej fare normale. Unë skam pse I kthehem një rruge që e di si mbaron.

Erioni: Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua, duhej të më qëndroje pranë ndërsa ti hoqe dorë.

Mikela: U shterova, bolla bëra për ty nuk mund të bëja më shumë. Kam luftuar shumë në program e nuk mund të luftoj gjithmonë e të vij nga pas.

Erioni: Une te kam thënë që do lë Kosovën e do të vij në Shqipëri, se të du moj çik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco