Kush ka motra, do ta ndjejë në shpirt urimin e Klea Hutës sot për gjysmën e saj

Kush ka motra, do ta ndjejë në shpirt urimin e Klea Hutës sot për gjysmën e saj

15:28, 13/10/2022
A+ Aa A-

Postimi i fundit i Klea Hutës nuk lidhet as me Krid as me Elgit Dodën. Moderatorja së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa fragmente të përmbledhura në një video, ku duket me motrën e saj, Ledian.

Kjo e fundit sot feston ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë, nuk ka munguar edhe një dedikim i ngrohtë nga ana Kleas.

“Urime sot shkojnë të gjitha për ty. Për ty që bën për këdo. Për ty që nuk përton dhe kur nuk ke fuqi. Për ty që do t’i shohësh të gjithë mirë. Për ty që fjala “dashuri pa kushte” merr kuptim. Për ty që e mban Krid më mirë se unë. Për motrën më të mirë që mund të ëndërroja, drejtoreshën, menaxheren më të mirë që mund të kisha. Krahu im i djathtë, princesha ime e vogël, e madhe që m’u rrite.Të gëzoftë shpirti gtjithmonë, jeta motrës. Të dua sa jetën time. Edhe 100,”-shkroi Klea në shkrimin e saj.

Sakaq kujtojmë që Elgit Doda dhe Klea Huta u martuan në fshehtësi të plotë në fillim të 2020. Ata e bënë publike në Instagram me disa pamje të shkëputura nga seti fotografik i realizuar në Marrakech. Ndërkohë po atë vit ata u bënë prindër për herë të parë të një djali, Kridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco