Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Aksioni i SPAK, dështimi dhe dëshmia e Rilindjes

Britney Spears nuk i ndryshon deklaratat ndaj prindërve të saj: Do e them deri ditën kur të vdes, më shkatërruat jetën

Britney Spears nuk i ndryshon deklaratat ndaj prindërve të saj: Do e them deri ditën kur të vdes, më shkatërruat jetën

21:20, 12/10/2022
A+ Aa A-

“Do e them deri ditën kur të vdes, më shkatërruat jetën”- Britney Spears akuza të rënda ndaj familjes: Më trajtuat si qen, baba uroj të digjesh në ferr!

Britney Spears ka akuzuar familjen për sjellje abuzive ndaj saj në ditët e para të karrierës dhe gjatë periudhës kur ishte nën kujdestarinë  e të atit të saj për 13 vite.

Artistja në një postim në Instagram akuzoi babanë e saj, Jamie Spears, se e kishte trajtuar atë “si një qen”.

“Pse ti dhe familja më trajtuar si një qen? Çfarë ju bën juve kaq të veçantë? Çfarë i bën fëmijët tuaj, të tjerë kaq të veçantë sa mua zgjodhët të më trajtonit si një qen”, shkruan ajo.

Image

Këngëtarja u shpreh se i lutet Zotit që i ati të përjetoj vetëm 5 minuta nga dhimbja që ajo ka ndjerë duke shtuar “uroj të digjesh në ferr”. Do e them deri ditën e fundit të jetës sime, familja ime më shkatërroi jetën”.

40-vjeçarja shkroi se babai i saj: “Gjithmonë më thoshte se isha e shëndoshë, kështu që nuk ndihesha kurrë e bukur”.

“Ai nuk ishte kurrë një baba për mua, sepse ai ishte gjithmonë i dehur !!!” vazhdoi Britney. “Kush është ai baba që i thotë vajzës se i dashuri i saj ka një trup perfekt dhe se ajo vetë ka shumë punë për të bërë për të qenë në formë.”

Britney përfundoi mesazhin duke inkurajuar gratë të ndihen të bukura.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco