Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

 Nuk dinte këngën që i kërkuan, goditet për vdekje muzikanti i njohur turk

Nuk dinte këngën që i kërkuan, goditet për vdekje muzikanti i njohur turk

11:56, 05/10/2022
A+ Aa A-

Turqia u trondit nga vrasja e muzikantit Onur Sener në një klub nate në Ankara, në të cilën dyshohet se ishin përfshirë disa punonjës nga një ministri shtetërore dhe një agjenci publike, raportoi Turkish Minute.

Image

Muzikanti 45 vjeçar, dyshohet se u vra nga një grup klientësh, në një klub nate në lagjen Çankaya të Ankarasë pas një sherri që shpërtheu për një kërkesë për këngë. Sherri thuhet se shpërtheu kur Şener u tha klientëve se nuk e dinte këngën që i kërkuan të këndonte. Personat që e sulmuan përdorën xhama të thyer. Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të marra.

Haluk Levent, një yll turk i rokut dhe aktivist për të drejtat e njeriut, zbuloi të hënën në Twitter se personat që vranë Şenerin, babanë e dy fëmijëve, ishin burokratë nga Ministria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, të cilët ai i identifikoi si ALİ G. dhe İLKER K. përveç Semih S., inxhinier në Turkish Aerospace Industries (TAI).

“Jam edhe më i tronditur tani që mora vesh se ata që goditën fytyrën e Onurit me xham (të thyer),” shtoi Levent.

Image

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e muzikantit. Tre nga të dyshuarit, dy burokratë dhe një inxhinier në TAI, u arrestuan, ndërsa dy të dyshuar të tjerë u lanë të lirë nën mbikëqyrjen gjyqësore të hënën.

Ngjarja shkaktoi zemërim midis të famshëmve dhe përdoruesve të mediave sociale në Turqi, të cilët kritikuan Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet për politikën e saj të mosndëshkimit të nëpunësve publikë.

Image

“Vrasësit rrahën dhe vranë Onur Şenerin sepse ai nuk e dinte këngën që kërkuan! Në fund të natës e kanë pritur të dalë nga lokali dhe i kanë zënë pritë. Nuk ka rëndësi se çfarë shkruajmë apo themi. Duhet të na vijë turp se ku ka ardhur ky vend”, tha aktori turk Mert Fırat.

Ndërkohë, nëna e këngëtarit teksa përcolli sot për në banesën e fundit të birin ka thënë për mediat se: “Ma vranë për një këngë”.

Ata nuk janë njerëz. Ata më vranë djalin tim për një këngë. Kaq pak vlerë ka jeta njerëzore? Ndodhi për një këngë. Dua që këta njerëz të ndëshkohen në mënyrën më të rëndë. Më morën djalin”-ka thënë mes lotëve nëna e të ndjerit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco