Rihanna dhe ASAP Rocky ishin sinonim i klasit në 34-vjetorin e reperit

Rihanna dhe ASAP Rocky ishin sinonim i klasit në 34-vjetorin e reperit

13:17, 03/10/2022
A+ Aa A-

Kur mendojmë për Rihanna-n dhe ASAP Rockyn në mendje na vijnë shumë epitete dhe sigurisht një prej tyre është ‘klas’, që ata na e kanë treguar gjatë lidhjes së tyre, por sigurisht edhe përmes modës

Së fundmi yjet e Hollywood janë fotografuar në një darkë për të festuar 34-vjetorin e reperit dhe dukeshin shumë chic.

Këngëtarja, e cila mirëpriti fëmijën e saj të parë me partnerin e saj në maj, u vesh për këtë rast me një fustan të zi glam, me një të çarë që theksonte këmbët e saj të gjata teksa largohej nga festa në Olivetta në Los Angeles. Rihanna dukej shumë seksi me fustanin e guximshëm, të cilin e kombinoi me një xhaketë lëkure.

Image

E çara deri në kofshë dhe dekolteja e hapur ishin dy elemente që na rikujtuan se Rihanna është sinonim i finesës. Ajo kishte veshur gjithashtu taka të zeza klasike dhe një varse argjendi.

Image

Image

Ka qenë një javë festimesh për çiftin në fakt pasi Riri njoftoi se do të performojë në ‘Super Bowl LVII’ më 12 shkurt vitin që vjen. 34-vjeçarja dhe ekipi i saj krijues po mendojnë mbi një listë me gati 50 emra të mundshëm për t’iu bashkuar asaj në skenë në Stadiumin State Farm të Arizonës.

Sipas TMZ të gjithë ata me të cilët ajo ka bashkëpunuar është ‘fair game’ për t’u shfaqur në skenë. Të hënën në mbrëmje, ajo u pa teksa shkonte në një studio regjistrimi në Manhattan me Rocky mes raporteve se ata po punojnë së bashku në albumin e saj të nëntë të pritur prej kohësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco