Zbulohet arsyeja që i coi drejt ndarjes Leonardo DiCaprion dhe partneren e tij

Zbulohet arsyeja që i coi drejt ndarjes Leonardo DiCaprion dhe partneren e tij

09:48, 22/09/2022
A+ Aa A-

Arsyeja e ndarjes së Leonardo DiCaprios dhe Camila Morrone, nuk kishte të bënte aspak thashethemet që u përfolën në lidhje me rregullin se ylli shoqërohej vetëm me vajza nën 25-vjeç por aktori dëshironte të krijonte një familje me të por ai kurrë nuk i propozoi për martesë modeles, sipas burimeve të afërta me familjen e saj.

Image

Burimi zbuloi gjithashtu se 25 vjeçarja, është e fokusuar në karrierën e saj të aktrimit dhe nuk ishte gati të kishte fëmijë. Camila mendonte se fituesi i Oskarit, nuk e ndihmoi atë me lidhjet që ai ka në Hollyëood.

Ish-çifti u nda pas katër vitesh lidhje dhe 47- vjeçari tashmë po përflitet për një romancë me modelen Gigi Hadid.

 “Ishte Camila ajo që e ndërpreu marrëdhënien me Leon sepse ai donte që ajo të ishte në shtëpi duke pasur fëmijë dhe ajo dëshiron të ketë një karrierë. Ai ka arritur në atë pikë në jetën e tij ku dëshiron të ketë një familje. Por Camila ka punuar drejt ëndrrave të saj që kur ishte 16 vjeç, kur ishte në filmin Bukowski të James Franco. Leo nuk bëri asgjë për karrierën e saj, ajo është shumë e mërzitur për këtë se çdo gjë tjetër”- theksoi burimi.

Image

“Gjithçka që ajo bëri ishte vetë, edhe pse kaloi katër vite me të. Ai mund ta kishte prezantuar atë me një mori njerëzish dhe ta kishte futur në filmat e tij. Ajo dhe nëna e saj duan të arrijnë sukses në Hollywood. Ky ka qenë gjithmonë fokusi i nënës së saj.

Leo donte që ajo të kishte fëmijë dhe të qëndronte në shtëpi, por nëse doni që dikush ta bëjë këtë, duhet të angazhoheni. Çfarë angazhimi po bën? Leo dëshiron të ketë një familje, por ende i pëlqen të luajë”– shtuan ata.

Më pas përfundoi: “Ai nuk e prezantoi me askënd sepse nuk do që ajo të jetë e famshme dhe të ketë karrierë, natyrisht. Një burrë që me të vërtetë dëshiron të jetë i përkushtuar do t’i vinte një unazë.”

Ylli i “Wolf of Wall Street”, Leo, u pa në New York City gjatë fundjavës mes pretendimeve se marrëdhënia e tij me Gigin ka marrë një tjetër drejtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco