Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha deklaratë për mediat

'Më goditi disa herë në kokë'- Këngëtarja shqiptare denoncon bashkëshortin dhe vëllain e saj për dhunë! Detajet

'Më goditi disa herë në kokë'- Këngëtarja shqiptare denoncon bashkëshortin dhe vëllain e saj për dhunë! Detajet

17:52, 09/05/2024
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur kosovare, Teuta Selimi ka denoncuar bashkëshortin e saj Patrik Neziri dhe të vëllanë, Agron Selimi për dhunë. Ajo ka bërë dy denoncimet brenda 48 orëve, ku fillimisht ka kallëzuar të shoqin dhe më pas vëllain e saj.

Gazeta Sinjali raporton se rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës, kur Teuta Selim shkoi në polici dhe denoncoi bashkëshortin për dhunë. Mësohet se fillimisht çifti kanë pasur një konflikt verbal që degradoi në dhunë fizike. Ajo akuzoi Patrik Nezirin se e ka goditur diaa herë në kokë.

Image

Por pavarësisht, Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, duke e liruar Patrik Nezirin në procedurë të rregullt. Gjithashtu këngëtarja ka kërkuar ndihmë nga Policia edhe mbrëmë pas mesnate duke akuzuar të vëllanë Agron Selimi për dhunë në familje.

Image

Sipas dëshmisë së saj, i vëllai e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati që kanë pasur me njëri-tjetrin lidhur me denoncimin që kishte bërë Teuta Selimi ndaj të shoqit për dhunë.

Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco