Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Bota në zi, mbesat e Princeshës Diana ‘e djegin’ në Javën e Modës në Londër

Bota në zi, mbesat e Princeshës Diana ‘e djegin’ në Javën e Modës në Londër

16:46, 19/09/2022
A+ Aa A-

Ndërsa Britania e Madhe është prej ditësh në zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, mbesat binjake të Princeshës Diana, Lady Amelia dhe Lady Eliza Spencer, janë parë në shfaqjen e David Koma SS23 gjatë Javës së Modës në Londër.

Binjaket 29 vjeçare, ndoqën ngjarjen e zhvilluar të dielën mbrëma (një ditë para funeralit të monarkes, që po mbahet sot), të veshura me fustane të shkurtër që tërhoqën vëmendje.

Amelia u dallua nga turma teksa kishte veshur një fustan të bardhë, dhe reçipeta të zeza. Fustani kishte një hapje të madhe në gjoks, të dekoruar me pupla rozë. Bukuroshja kompletoi veshjen me një palë taka ari, ndërsa flokët i kishte kapur bisht.

Ndërkohë binjakja e saj Eliza dukej mjaft në formë me një fustan të zi të shkurtër me panele rrjetë, i cili kishte njërën mëngë. Ashtu si motra e saj, Eliza, i kishte kapur flokët në një bisht elegant dhe i mbante gjërat e saj në një çantë të zezë.

Image

Lady Amelia dhe Lady Eliza, ishin të ulura në rreshtin e parë ndërsa u pozua para kamerave, në eventin e modës. Dy motrat nuk morën pjesë gjatë ditës së sotme në funeralin shtetëror të Mbertëreshës Elizabeth II, ndërsa nuk kanë bërë asnjë reagim që pasi lajmi i ndarjes nga jeta i monarkes u bë publik.

Lady Amelia dhe Lady Eliza ishin të ftuara në dasmën e kushëririt të tyre Princit William dhe Kate Middleton në Westminster Abbey në 2011. Lady Eliza dhe vëllai i saj Louis ishin gjithashtu të pranishëm në dasmën e kushëririt të tyre Princ Harry dhe Meghan Markle në maj 2018 por Amelia mungonte.

Eliza dhe Amelia janë fëmijët e vëllait të Princeshës Diana, Charles Spencer. Dyshja ishin vetëm pesë vjeç dhe jetonin në Afrikën e Jugut kur halla e tyre vdiq.

Image

Ata kanë një tjetër motër Kitty dhe një vëlla, Louis Spencer.  Ata u rritën me babanë dhe nënën e tyre Victoria Aitken në Constantia, por kaluan kohë të konsiderueshme në Mbretërinë e Bashkuar pasi prindërit e tyre u ndanë dhe Charles u kthye në selinë e familjes, Althorp.

Funerali i Mbretëreshës pritet të jetë ngjarja më e ndjekur ndonjëherë në televizion, me dhjetëra mijëra që u mblodhën në rrugë për t’i thënë lamtumirë monarkes më jetëgjatë të Britanis së Madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco