Endri Çekiçi konfirmon me një supergol dhe një puthje romancën me Megi Pojanin

Endri Çekiçi konfirmon me një supergol dhe një puthje romancën me Megi Pojanin

15:13, 17/09/2022
A+ Aa A-

Një gol konfirmon romancën e Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit!

Mes thashethemeve qarkullojnë prej muajsh se është në një lidhje me futbollistin e kombëtares, Megi Pojani ka udhëtuar përsëri drejt Turqisë dhe gjejeni se ku është parë? Pikërisht në ndeshjen e Endri Çekiçit.

Çifti ende nuk e kanë pranuar romancën e tyre por tashmë mund të themi se jemi të bindur që dyshja janë bashkë. “Prova” ishte mbrëmë në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol. Festimi i golit ishte me një puthje dhe dedikim drejt tribunës nga Endri, i cili më pas takoi shokët e skuadrës.

Image

Por më pas kamerat fiksuan edhe një përqafim të tij me një person në tribunë, ndërsa përkrah tij të entuziazmuara ishin ulur pikërisht Megi Pojani dhe motra e saj, Marsi.

Image

Kujtojmë se aktorja kësaj herë nuk është fshehur, pasi udhëtimin e saj e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale. Megi ka treguar në Instagram, se është e shoqëruar nga motrat e saj.

Megi është komentuar vazhdimisht kohëve të fundit se ndodhet në një romancë me futbollistin e njohur te kombëtares, Endri Çekiçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco