Lajmi i fundit

VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me tritol te banesa e gjyqtarit në Shkodër

Takimi i parë i Jonida Vokshit dhe Alaudin Hamitit, bashkëprezantuesit zbulojnë kur fillon 'BBV'

Takimi i parë i Jonida Vokshit dhe Alaudin Hamitit, bashkëprezantuesit zbulojnë kur fillon 'BBV'

10:53, 17/09/2022
A+ Aa A-

Sikurse është bërë me dije së fundmi Jonida Vokshi do prezantojë “Big Brother VIP Kosova” krah Alaudin Hamitit. Sezoni i parë i reality-show-t në Kosovë pritet të ketë premierën këtë vjeshtë teksa deri më sot nuk ishte zbuluar asnjë datë.

Së fundmi, dy bashkëprezantuesit kanë realizuar takimin e tyre të parë duke ndarë edhe detaje nga nisja e“Big Brother Vip Kosovë”. Me anë të një videoje në Instagram, Alaudini dhe Jonida treguan për ndjekësit e tyre se ky projekt do të shfaqet për herë të parë në Kosovë në muajin tetor, po data fikse mbetet akoma mister.

Image

Kujtojmë që ende nuk ka emra konkret rreth pjesëmarrësve por pritet të ketë personazhe VIP nga Shqipëria dhe Kosova. Në Shqipëri formati pritet të fillojë në fund të dhjetorit. Gjatë një interviste në “n’Za” Alaudini u pyet se cili ishte komenti i prezantueses së formatit në Shqipëri në një nga takimet e përbashkëta të cilat kanë pasur, si përfaqësues të shteteve që kanë licencën e formatit “Big Brother”.

Me doza humori, Alaudini tha i ka thënë “Edhe ju këtu?”. Prezantuesi i njohur i ‘Klan Kosova’ zbuloi më pas se Arbana i ka thënë që çdo gjë do të shkojë mirë nëse i përmbahen rregullave të patentës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco