Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

'I bëra qejfin vjehrrës'/ U shfaq e veshur me vello, ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ i ka dhënë fund beqarisë?

'I bëra qejfin vjehrrës'/ U shfaq e veshur me vello, ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ i ka dhënë fund beqarisë?

20:18, 16/09/2022
A+ Aa A-

Pas ndarjes nga Bruno Shemsho, ish-konkurrentja e ‘Për’puhen’, Ana Gjini duket se prej disa kohësh ka nisur një romancë të re.

Disa ditë më parë ish-konkurrentja publikoi disa foto e veshur si nuse ku mori dhe komplimenta të shumta në sektorin e komenteve, madje u aludua se mund t’i kishte dhënë fund beqarisë.

Image

E ftuar në “Ftesë në 5”, Ana zbuloi se arsyeja përse u bë nuse ishte vjehrra e saj por nuk i hodhi poshtë faktin se shumë shpejt do të kurorëzojë dashurinë. Sipas saj ajo i plotësoi dëshirën vjehrrës për ta parë nuse.

“E bëra për qejfin e vjehrrës time sepse kishtë dëshirë të më shikonte nuse dhe unë ia plotësova këtë dëshirë dhe u bëra nuse, ia tregova sesi do të duket nusja e saj e ardhshme… Do të bëhem shumë shpejt por do tja lejmë kohës tani, nuk është aspak shaka e kam shumë seriozisht”– u shpreh Ana.

Rikujtojmë se ish-konkurrentja e ‘zbuloi’ partnerin e saj me anë të një postimi në InstaStory, ku zbuloi për ndjekësit se mashkulli misterioz i kishte bërë një gjest shumë të ëmbël duke i dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq në formë zemre ku në mes të tyre mban inicialin ‘A’.

Por ajo ç’ka ra më shumë në sy ishte dedikimi i veçantë që ai i kishte bërë ish-konkurrentes. Krahë luleve, Gjini mban në dorë dhe pusullën që shkruan: “O rob je qetësia e shpirtit tim”.

Image

Nuk dihet ende se kush mund të jetë djali që i ka rrëmbyer zemrën ish-konkurrentes por duket se gjërat janë bërë mjat serioze dhe së shpejti dyshja do të hedhin hapin e madh

Romanca e dy-ish konkurrentëve zgjati shumë pak dhe pasi u vu re se ata nuk ishin më bashkë dhe thumbonin njëri-tjetrin nëpër InstaStory, Bruno sqaroi disa kohë më parë përfundimisht arsyen e ndarjes së tyre.

Image

Në një intervistë të dhënë për “News 24”, Bruno shprehu se ishin disa faktorë që ndikuan në prishjen e marrëdhënies mes tij dhe Anës. Mes këtyre faktorëve Bruno veçon, famën, komentet e ndjekësve, dhe deklaratat që Ana ka dhënë nëpër intervistat që ka zhvilluar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco