Të martuarit tregojnë çfarë do të donin të dinin para hapit të madh

Të martuarit tregojnë çfarë do të donin të dinin para hapit të madh

15:14, 30/08/2022
A+ Aa A-

1.

"Për momentin unë jam fejuar me ish-burrin, me të cilin siç u martova shpejt ashtu dhe u divorcova. Çfarë kam mësuar pas këtij shansi të dytë është se nuk ka rëndësi sa para keni bashkë, apo se kë ke në krahë. Një marrëdhënie kërkon punë dhe përpjekje të përditshme për të funksionuar. Ne prandaj nuk na eci, pasi askush nuk u përpoq. Uroj t'ja dalim tani."

2.

"Do të doja ta dija më parë sa shumë i kushtueshëm qenka një divorc. S'kam qenë kurrë 100% e sigurtë për t'u martuar me të. Më pëlqente ideja, por injoroja flamujt e kuq. Mendova ok, le ta provojmë, ekziston divorci. Sigurisht që nuk zgjati shumë, por kostot e divorcit më dërrmuan. Gjithë kursimet e mia shkuan për ndarjen. Prandaj kur sjeni 100% të sigurtë, mos u martoni. I kurseni vetes lekë, kohë, stres dhe energji."

3.

"Nuk ka receta të sakta për menaxhim financash, por nëse do kthehesha pas do mbaja llogari të ndara. Nëse ai do të dinte të menaxhonte paratë e tij, s'do të ishte nevoja të na linte trokë tek financa e përbashkët dhe unë do kisha disa para mënjanë kur ai e kishte vendosur të më linte."

4.

"Askush nuk ndryshon pas martesës për ty dhe familjen. Veset vetëm sa bëhen më të mëdha dhe të dukshme pas martesës. Mos harroni që kur martoheni me dikë, martoheni dhe me familjen e tij. Merreni parasysh mirë këtë."

5.

"E vërteta është se martesa mund të jetë shumë qejf kur e doni dhe respektoni njëri-tjetrin. Unë jam shumë mirënjohëse për raportin me tim shoq. Patjetër që ka shumë ditë të vështira, por nëse ka dashuri dhe respekt të gjith mund të kalohen. Vetëm mos harroni që i përkisni një skuadre- s'jeni kundërshtarë."

6.

"Sa punë të prishka ndërrimi i mbiemrit! Oh Zot, vetëm telashe më ka sjellë!"

7.

"Do doja të kisha një jetë më të pasur seksuale. Jam e martuar prej 34 vitesh dhe im shoq s'di ende të më ketë dhënë ndonjë orgazmë. S'di si ta edukoj atë seksualisht, por jeta me intime ka qenë shumë zhgënjyese."

8.

"Dashuria ndryshon. Ndonjëherë ajo rritet pas martesë, herë të tjera zbehet, por është gjithmonë prezente nëse ti e kërkon dhe je aty. Të jesh shokë i ngushtë me partnerin të ndihmon të kalosh çdo vështirësi dhe herë të tjera të mësosh të duash veten sërish. Mos lejoni askënd t'ju tregojë sesi duhet të funksionojë marrëdhënia juaj. Vetëm ju e dini çfarë funksionon me ju të dy."

9.

"Besojini më shumë intuitës suaj. Mos lejoni të përfshihet familja në problemet tuaja në çift dhe nëse keni dyshime para dasme, të jeni të sigurtë që do t'ju shtohen pas saj."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco