'Sikur je e vetmja në botë shtatzënë'/ Einxhel Shkira i përgjigjet komentuesit: Më dhimbset jot ëmë...

'Sikur je e vetmja në botë shtatzënë'/ Einxhel Shkira i përgjigjet komentuesit: Më dhimbset jot ëmë...

14:23, 30/08/2022
A+ Aa A-

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë. Pasi moderatorja ironizoi mediat që raportuan se ishte në një pritje të ëmbël, ajo e konfirmoi për herë të parë se në fakt lajmet ishin të vërteta.

Tanimë Einxhel nuk fshihet më dhe ka publikuar në rrjetet sociale disa foto me barkun e rrumbullakosur, siç ka bërë së fundmi.

Image

Moderatorja ka publikuar në Instagram dy foto ku shihet tek pozon me një palë pantallona rozë dhe një crop-top ku shkruhet ‘Engjëll’. Krah shumë komenteve pozitive dikush i ka shkruar asaj: “Zemër me këtë shtatzëni aq të madhe e keni bërë punën, sikur je e vetmja në botë shtatzënë“. Komenti mesa duket ka marrë edhe përgjigjen e Einxhel e cila i shkruan:

“Pse a mos je gjë edhe ti përveç meje? Për veten time e vetmja jam dhe për mua shumë e madhe është se nuk lind çdo muaj. E nëse ty të duket gjë e vogël të jesh shtatzënë atëherë po më dhimbset jot ëmë që të ka mbajt 9 muaj në bark e të ka rritë sa një gomar për me i bë këto komente një vajze shtatzënë’’.

Më pas ajo e ka shpërndarë komentin edhe në Instastory ku ka shkruar: “Ndërkohë realiteti jonë maskilist që e trajton shtatzëninë sikur po ha një tas groshë a thu s’po bën një qenie tjetër. Po s’keni faj se ca gra më mirë të kishin ngrënë një tas groshë se të bënin ca si puna juaj.”

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leo30/08/2022 18:11

Po mir e ka pas, cka po i duet miletit shtatzania e asaj vajzes e per me teper ty si gazetar,, cfar do te na tregosh me kto lajme pa vler

Shto koment

Denonco