Ja ku do ta shohim Fjoralba Ponarin në sezonin e ri televiziv!

Ja ku do ta shohim Fjoralba Ponarin në sezonin e ri televiziv!

11:58, 30/08/2022
A+ Aa A-

Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të dashura për publikun, jo vetëm për stilin e porezantimit që sjell në ekran, por edhe për formatet që ka realizuar, kujtojmë këtu "Më thuaj një dëshirë". që ka dhuruar jo pak emocione.

 

Megjithatë, vitin e fundit Ponarin e pamë si bashkë-prezantuese në Portokalli, ku edhe pse kaloi një moment vërtetë shumë të vështirë në jetën personale, ja doli ta realizojë misionin në skenën e spektaklit deri në fund. 

Nga ana tjetër kurioziteti për sezonin e ri televiziv, se ku do ta shohim Fjoralbën, është i madh, teksa shpesh ajo është përfolur për të marrë drejtimin e "Përputhen" apo edhe e ndonjë emision tjetër.

 

Megjithatë, vetë moderatorja ka konfirmuar sot se përvec Portokalli, me gjasë nuk do të angazhohet në asnjë projekt tjetër televiziv. 

Arsyeja? Pasi do të zhvillojë një tjetër iniciativë pas kamerave, me miqtë e saj, gjë që do shumë përkushtim dhe energji. Gjithsesi ajo zotohet se këtë gjë do ta ndajë me publikun gjatë rrugëtimit, ndërsa në televizion do t'i dedikohet vetëm programit të humorit. 

 

Jo, gjasat janë shumë të mëdha që këtë sezon do jem e angazhuar vetëm me ‘Portokallinë në televizion, sepse përtej kamerave kemi marrë një iniciativë bashkë me miqtë e mi që është në funksion të njerëzve që kërkon shumë energji, shumë përkushtim, do ta ndajmë gjithë rrugëtimin me ju.- thotë Fjoralba në përgjigje të një ndjekësi në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco