VIDEO/ Dojna Mema publikon dy djemtë më të rëndësishëm të jetës së saj

VIDEO/ Dojna Mema publikon dy djemtë më të rëndësishëm të jetës së saj

11:34, 30/08/2022
A+ Aa A-

As gjatë shtatzënisë nuk kanë munguar, mesa duket as tani që u bë nënë Dojna Mema nuk do të kursehet me foto e video të të voglit të saj.

Më shumë se një javë më parë (20 gusht) moderatorja e njohur dhe Vlashent Sata u bënë prindër për herë të parë. Që nga ai moment nuk kanë munguar videot e ëmbla të Nolan Sol në Instagramin e Dojnës.

Mirëpo një foto të dy djemve më të rëndësishëm në jetën e moderatores tashmë, i mungonte pazëllit. Por deri tani! Së fundmi Dojna ka shkrirë zemrat e të gjithëve me videon e ëmbël ku duket partneri i saj duke përkëdhelur të birin në gjumë.

Kujtojmë që përgjatë përiudhës së shtatëzanisë, Mema nuk është treguar aspak hermetike për publikun ku ka ndarë çdo detaj dhe çdo moment të veçantë në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco