Në kulmin e karrierës së tij, Don Xhoni merr vendimin e papritur: Kam vendosur të…

Në kulmin e karrierës së tij, Don Xhoni merr vendimin e papritur: Kam vendosur të…

11:12, 30/08/2022
A+ Aa A-

Ai arriti të shpërthente në një kohë kur një pjesë e madhe e njerëzve ishin të mbyllur në shtëpi.

Po flasim për Xhonatan Isufin, i njohur si Don Xhoni, i cili në kulmin e karrierës së tij ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen.

Reperi ka vendosur të largohet nga menaxhimi i “Gjoni Black Ent”, ku pati edhe shpërthimin e madh. Mesa duket kjo ndarje nuk ka qenë konfliktuale, por është pranuar me konsensus nga dyja palët.

“Të nderuar dashamirë, desha t’ju informoj që me marrëveshje të dyanshme nuk jam më pjesë e labelit GjoniBlack Ent., i falenderoj nga zemra djemtë për punën edhe kontributin e dhënë përgjatë këtij rrugëtimi që kemi pas. Sigurisht që pa ta nuk do isha këtu ku jam, prandaj uroj që sukseset për ta mos të ndalen kurrë, ndërsa miqësia jonë do jetë e përjetshme”, ka shkruar Don Xhoni në Instastory.

Image

Më herët kujtojmë që reperi i njohur u tregoi fansave të tij makinën më të re me një foto në Instagram. “Helm mbi tokë”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, ku tregonte makinën e tipit BMW.

Por në vend që të ngelnin me gojëhapur nga makina e tij, fansat asokohe ngelën të habitur nga vendi ku e kishte parkuar. Ai e kishte parkuar makinën në mes të dy hapësirave për parkim në lagjen ‘Dardania’, njëra prej të cilëve ishte e dedikuar për persona me aftësi të kufizuara.

Image

Nuk vonoi edhe një përgjigje nga Don Xhoni në rrjetet sociale ku pranoi se veprimi i tij ishte i gabuar duke u justifikuar se nuk e kishte pare sinjalin.

“Absolut ka qenë gabim që e kam ndaluar aty [makinën] për pak minuta sa me e realizu foton. Për këtë kam marrë dënimin e merituar prej Policisë sonë që kam shumë respekt për ta dhe kanë shumë të drejtë për këtë gjobë. Por e vërteta dhe vetëm e vërteta është që nuk e kam bërë me qëllim pasi që nuk e kam parë fare simbolin.Edhe unë gaboj dhe nuk ka njeri që nuk gabon por problemi është që përse e bëni mizën elefant,”-shkruante Don Xhoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco