Sarah Berisha dhe Dj PM drejt konsolidimit të lidhjes?!

Sarah Berisha dhe Dj PM drejt konsolidimit të lidhjes?!

10:44, 30/08/2022
A+ Aa A-

Për një gjë biem dakord të gjithë! Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi (Dj Pm) janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer në rrjet.

Dyshja arritën ta zhvillonin romancën e nisur në Big Brother Vip, dhe sot duken më të dashuruar se kurrë.

Image

Fansat e blogeres dhe dj mezi presin një foto ose dedikim të tyre në rrjetet sociale, ndonëse këto të fundit nuk kanë mungur prej fillimit.

Së fundmi, Sarah ka ndarë në Instagramin e saj një foto nga “Sunny Hill Festival” ku duket së bashku me partnerin e saj. Më i veçantë se imazhi është dedikimi i bërë nga blogerja për Pajtimin. 

“Shoku i jetës”- shkruan Sarah krahas postimit.

Image

Sakaq kujtojmë që ky dedikim vjen pasi blogerja nëpërmjet një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory zbuloi se e ka takuar të gjithë familjen e të dashurit të saj, përveç motrës së tij të vogël.

Ndonëse në këtë periudhë lidhja e tyre po zhvillohet në distancë, shkak i angazhimit të PM-it, çifti duken të konsoliduar me njëri-tjetrin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco