Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Aksioni i SPAK, dështimi dhe dëshmia e Rilindjes

Nuk është më e ndjekura në Instagram/ Ja kush e ka ‘rrëzuar’ nga froni Bora Zemanin

Nuk është më e ndjekura në Instagram/ Ja kush e ka ‘rrëzuar’ nga froni Bora Zemanin

11:45, 28/08/2022
A+ Aa A-

Rrjetet sociale kanë ndikim të madh ditët e sotme.

Shoqëria me të cilën jetojmë sot ndikohet konsiderueshëm nga rrjetet sociale, në të cilat shpërfaqen trendet më të reja anembanë botës.

 

“Terra world” ka paraqitur të dhënat e ndjekësve, postimeve, trendeve për “Instagram”-in, nga muaji qershor deri në korrik.

Ylli Limani shihet se ka fituar tri pozicione në “Instagram”, megjithatë ka pësuar rënie sepse nuk ka qenë ‘trend’.

 

Elvis Naçi renditet i dyti duke fituar 7 pozicione dhe po ashtu ka qenë në rritje edhe si trend.

I treti në listë renditet Ledri Vula, i cili ka fituar 4 pozicione dhe pas tij futbollisti Granit Xhaka me 19 pozicione.

 

Në vendin e 5-të renditet Xhensila Myrtezaj, e cila ka fituar 16 pozicione.

Më pas, lista vijon me Bora Zemanin, Melindën, Noizyn, Kidën, Loredanën, Trejsi Sejdinin, Sara Hoxhën, Morena Tarakun dhe Einxhel Shkirën.

 

Kjo e fundit, edhe pse renditet e 15-ta, shihet se ka përqindjen më të lartë të të qenurit ‘trend’ me 114%.

Që pas lajmit se ish-banorja e “Big Brother” është në pritje të ëmbël, adresa e saj e “Instagram”- it ka pësuar rritje, duke bërë që numrat ta rendisin më lart.

 

Duket se historia me Donaldin i ka shërbyer si biznes në rrjetet sociale Bora Zemanit.

Që nga marsi adresa e saj njeh vetëm rritje, duke bërë që numrat të kapërcejnë 1 milionëshin. Megjithatë, duket se publiku është zhgënjyer disi nga Bora, duke qenë se kohët e fundit ajo ka pasur rënie.

 

Ndoshta rikthimi me Donaldin, apo koha që ka lënë pas ‘telenovelën’ e saj ka bërë që të bjerë lehtë interesi për moderatoren.

Ashtu si shihet “Terra world” ka publikuar edhe klikimet më të shpeshta që këta artistë kanë pasur në rrjetet e tyre sociale. Këngëtarët duket se kanë ‘shkëlqyer’ me projektet e tyre të publikuara gjatë verës. “Tonat” nga Ylli Limani dhe Ledri Vula duket se është postimi më i ndjekur i verës, të paktën kjo sipas “Instagram”-it.

 

Edhe pse shpeshherë një etalonmatës shumë i mirë, këtë herë “Instagram”-i ka ‘nxjerrë zbuluar’ disa nga emrat që numërojnë me miliona ndjekës, duke i lënë jashtë këtij klasifikimi.

Ajo që mund të thuhet me bindje është që pozitat kanë ndryshuar kaq shpejt, pikërisht prej sezonit veror si dhe faktet që këngët e publikuara nga artistët, kanë zgjuar interes te fansat e tyre.

 

Por interesi i publikut duket se nuk është vetëm për këngëtarët.

Të shumtë janë njerëzit në këtë listë që nuk janë artistë, por duket se kanë një audiencë gjithnjë në shtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco