Aktori i njohur pranon se ka dashur t'i japë fund jetës

Aktori i njohur pranon se ka dashur t'i japë fund jetës

11:24, 28/08/2022
A+ Aa A-

“Bota ime ishte shkërmoqur e gjitha”- tha aktori i njohur Shia LaBeouf për një kohë në jetën e tij, jo shumë të largët, teksa u përfshi në një aksident automobilistik, pati kundra një vendim gjykatë që e detyronte të shkonte në rehabilitim, me shpërthime emocionale të pakontrolluara, përfshirë edhe atë që ndodhi me Emma Stone në xhirimin e “Cabaret”, por edhe episodet e dhunës dhe padinë që i bëri FKA Twigs për sulm e ngacmim seksual gjatë kohës kur ishin protagonistë në filimin “Honey Boy”.

 

Po kemi pa përfshirë në listë edhe faktin që u pushua nga puna nga regjizorja Olivia Wilde për projektin “Don’t Worry Darling”, në mënyrë që aktorja tjetër protagonniste të ndihej e sigurtë në shesh pa praninë e LaBeouf.

Vetë aktori ka pranuar se kjo ka qenë një periudhë shumë e errët e jetës së tij, madje ndjente nevojën që të përfshihej në konflikte që të rriste performancat në skenat e xhirimit, gjë që për pak e la jashtë industrisë së filmit.

 

“Isha si një bombë nukleare në atë kohë. Askush nuk fliste me mua, as mamaja ime, menaxheri nuk më telefonte më, agjenti po ashtu, nuk isha më i lidhur me biznesin”- tregon artisti, ndërsa pranon se ishte shumë afër vetëvrasjes:

“Kisha një armë në tavolinë. Isha gati të shkoja, nuk doja të jetoja më ndërsa më ndodhnin gjithë këto gjëra. Kisha turp, një ndjenjë që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë, ai lloj turpi që të bën të mos marrësh më frymë. Nuk di ku të shkosh, nuk mundesh të dalësh as jashtë dhe të shkosh për të ngrënë diçka.”

 

Megjithatë, LeaBouf tha se tashmë i është shpëtuar jeta dhe shkoi në anën e kundërt të errësirës ku ishte, falë konvertimit në fenë katolike, më saktë Katolicizmin Romak.

Kjo gjë erdhi pas kërkimeve që ju desh të bënte, teksa do niste të luante rolin protagonist në filimin e ardhshëm të Abel Ferreras, ku do të portretizojë priftin e famshëm Padre Pio.

 

Rezultati i gjithë kësaj eksperience ishte rikthimi tek vetja e tij dhe të shihte se çfarë dëmi kishte shkaktuar për njerëzit e tjerë gjatë gjithë kësaj kohe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco