Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Aksioni i SPAK, dështimi dhe dëshmia e Rilindjes

Rozana Radi flet për arsyen e largimit nga ‘Xhadat’

Rozana Radi flet për arsyen e largimit nga ‘Xhadat’

10:02, 28/08/2022
A+ Aa A-

Rozana Radi ka vendosur së fundmi që të gjithë pyetjet që ndjekësit dhe fansat e saj kanë, nga jeta personale dhe karriera e saj, t'i përgjigjet me anë të rubrikës "Ask me a question" në Instagram.

Së pari, ajo nuk do të jetë pjesë e emisionit "Xhadat" në MCN, ku sezonin e fundit televiziv ndau ekranin me Fiori Dardhën.

 

Arsyeja për largimin nga programi ka qenë pikërisht një prej pyetjeve që i është drejtuar Rozanës dhe përgjigja nuk mund të ishte më e thjeshtë se: 

"Sepse çdo rrugëtim mbaron një ditë."

 

Nga ana tjetër, pasi i ka uruar suksese për sezonin e ri Fiorit dhe Delinda Dishës tek emisioni investigativ, këngëtarja ka zbuluar se do të jetë sërish në ekran.

Kështu, Rozana do të jetë pranë publikut me një tjetër projekt televiziv, megjithatë për detajet duket se duhet të presim edhe pak. 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco