Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Aksioni i SPAK, dështimi dhe dëshmia e Rilindjes

‘Bisha në skenë’/ Fansja më e flaktë e Capital T është Adrola Dushi

‘Bisha në skenë’/ Fansja më e flaktë e Capital T është Adrola Dushi

09:26, 28/08/2022
A+ Aa A-

Capital T ishte një nga performuesit e mbrëmjes së parë të Sunny Hill në Tiranë dhe sigurisht që reperi nuk zhgënjeu me performancën e tij.

Kjo nuk vjen aspak si surprizë gjithsesi, jo vetëm sepse është nga artistët më të preferuar të publikut, por edhe pasi Capitali është mësuar me të tilla skena gjigante, kujtojmë këtu eventin që organizoi pak vite më parë "Time Capsule". 

 

Turma e festivalit ishte e mbushur me fansa të reperit, megjithatë na duhet të veçojmë një prej tyre, ndoshta fansen më speciale, që ishte njëkohësisht dhe fansja më e flaktë mbrëmë dhe që po ndiqte nga afër performancën e artistit, Adrola Dushin. 

Modelja e njohur i ka dedikuar edhe një postim në InstaStory Capitalit, ku bashkangjitur me pamje nga performanca e tij shkruan: 

"Bisha në skenë". 

Image

"E bukura dhe Bisha" në fakt janë përfolur dhe vazhdojnë të përfliten në fakt nga media dhe publiku, për një histori të mundshme dashurie, ndërsa vetë protagonistët nuk i kanë konfirmuar ndonjëherë zërat, megjithëse i kanë dedikuar fjalët më të ëmbla njëri-tjetrit sa herë janë pyetur. 

Sido që të jetë, reperit nuk i mungon asnjëherë mbështetja nga modelja e njohur dhe për pak do të hapim peticionin që përvecse Capital T, artisti të njihet në art edhe si "Bisha".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco