Konfirmuan lidhjen disa javë më parë, e dashura i bën Karim Benzema dedikimin romantik

Konfirmuan lidhjen disa javë më parë, e dashura i bën Karim Benzema dedikimin romantik

22:02, 27/08/2022
A+ Aa A-

Karim Benzema po kalon periudhën më të artë të karrierës së tij duke arritur suksese të jashtëzakonshme, por jo më pak e artë duket jeta e tij personale.

Sulmuesi i Real Madridit e mbylli sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar për herë të pestë ‘Ligën e Kampionëve’, ‘La Ligën’, 44 gola, një shans të madh për të fituar ‘Topin e Artë’ të shumëpritur dhe një të dashur bukuroshe.

Sezonin e ri ylli francez e nisi me një çmim madhështor duke u shpallur ‘Lojtari i vitit’ nga UEFA.

“Një trofe që shpërblen punën e palodhur disavjeçare, falë klubit tim, shokëve të skuadrës dhe stafit që më ndihmuan për të arritur këto paraqitje. Së fundi, falënderoj familjen time dhe të gjithë tifozët për mbështetjen tuaj të rëndësishme të përditshme…”-u shpreh Karimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco