Ryan Reynolds i bën urimin më romantik Blake Lively në 35-vjetorin e saj: Ti je spektakolare

Ryan Reynolds i bën urimin më romantik Blake Lively në 35-vjetorin e saj: Ti je spektakolare

17:37, 26/08/2022
A+ Aa A-

Ryan Reynolds ka bërë dedikimin më romantik për gruan e tij Blake Lively e cila feston sot ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen, @blakelively. Ti je spektakolare. Nuk jam i sigurt nëse ke lindur apo je shpikur. Gjithashtu, faleminderit që më nxite të largohem nga shtëpia herë pas here.“, shkroi aktori, 45 vjeçari në Instagram krah një albumi fotosh në ditëlindjen e 35-të të Lively.

Albumi përmbante disa selfie të tyre, si edhe foto solo të saj në ‘Met Gala’ këtë vit dhe foto duke u ulur në një autobus feste. Ai nuk i la shakatë mëanjë as në këtë ditë, duke shtuar një foto të Lively me gjethe lakër jeshile që mbulonin fytyrën e saj.

Vajza e ditëlindjes ka komentuar poshtë postimit të bashkëshortit të saj, ku shkroi: “djali im”, shoqëruar me disa emoji duke buzëqeshur dhe emoji zemrash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco