Vesa Luma flet për betejën me ankthin dhe tregon çfarë e ndihmon

Vesa Luma flet për betejën me ankthin dhe tregon çfarë e ndihmon

12:39, 26/08/2022
A+ Aa A-

Vesa Luma  ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram duke i kërkuar të flasin për një temë shumë të rëndësishme, shëndetin mendor dhe problemet me ankthin, nga i cili po vuajnë shumë njerëz. 

 

Dikush e ka pyetur këngëtaren se çfarë bën vetë ajo dhe Vesa ka treguar se mbajtja e një ditari e ndihmon teksa çdo ditë përpiqet ta shohë me pozitivitet. 

 

“Unë mundohem t’i gjej pozitivitetin secilës ditë dhe mbaj ditar. Ankthi është pjesa e imja që nga pandemia. Por ecja në natyrë, ushtrimet dhe bllok të gjitha portale që ushqehen me lajme negative më kanë ndihmuar shumë”, shprehet Vesa. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco