Nuk do ta besoni sa kanë kushtuar fustanet e nusërisë së Jennifer Lopez

Nuk do ta besoni sa kanë kushtuar fustanet e nusërisë së Jennifer Lopez

12:19, 26/08/2022
A+ Aa A-

Jennifer Lopez ka publikuar detajet e tre fustaneve të nusërisë të veshura në tre ditët e dasmës së dytë me Ben Affleck. Dhe menjëherë ngjitet në krye të listës së fustaneve të nusërisë më të shtrenjta ndonjëherë.

Dasma e dytë e Bennifer ndryshoi përgjithmonë botën e modës martesore. 

 

Tani që ceremonia dhe festimet (që zgjatën tre ditë) kanë përfunduar, dalin në pah detajet dhe kuriozitetet e dasmës më të përfolur të vitit 2022 (dhe ndoshta të dekadës).

 

Nisur nga look-u i nuses, e cila nxori në pah tre fustane të gjithë rreptësisht në ngjyrë të bardhë dhe të gjithë shumë të shtrenjtë.

 

Në buletinin e saj OnTheJLo.com, ylli i "Marry Me" publikoi detajet e tre fustaneve të nusërisë të bëra me porosi nga Ralph Lauren. 

Edhe pse pa konfirmim zyrtar, vlerësimet tregojnë se çdo fustan i veshur gjatë dasmës, ka një vlerë që luhatet nga 1 deri në 2 milionë dollarë për një total që potencialisht do të arrinte 4 milionë dollarë.

 

Me këto vlerësime, ekspertët e financave të faqes Merchant Cash Advance e vendosin JLo në krye të renditjes së të famshmëve me fustanet e nusërisë më të shtrenjtë.

Në fakt, në vendin e dytë zbret Serena Williams, fustani i së cilës i dizajnuar nga Sarah Burton dhe kishte kushtuar 3.5 milionë dollarë. 

E treta Priyanka Chopra me një fustan Ralph Lauren 2 milionë dollarësh të mbuluar tërësisht me kristale Swarovski, e katërta Victoria Swarovski me një pamje nuseje Michael Cinco për "vetëm" një milion dollarë.

 

E pesta është Kim Kardashian, e cila shkoi në altar me Kanye West me një fustan Givenchy prej 500 mijë dollarësh. 

Por ajo është një numër para pamjes së shkëlqyer britanike të Kate Middleton, e gjashta me fustanin e saj të nusërisë 400,000 dollarë të nënshkruar edhe nga Sarah Burton. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco