Pse finalistja e Miss Anglisë, Melisa Raouf  bëri  histori

Pse finalistja e Miss Anglisë, Melisa Raouf bëri histori

11:24, 26/08/2022
A+ Aa A-

Finalistja e  Miss Anglia, Melisa Raouf ka sjellë një revolucion në konkursin e bukurisë.

Për herë të parë pas 94 vitesh një mbretëreshë aspiruese vendos të marrë pjesë në konkurs pa grim.

“Njerëzit duhet t’i duan të metat dhe papërsosmërinë e tyre’ u shpreh 20 vjeçarja për Independent.

Një zgjedhje që e shpërbleu, duke qenë se fitoi një vend mes 40 finalisteve.

Melisa Raouf studente e Shkencave Politke ka vendosur të sfidojë konventat shoqërore që duan që gratë të grimohen dhe në konkurse bukurie.

“Kam përshtypje se shumë vajza të moshave të ndryshme, grimohen sepse ndihen pothuajse të detyruara ta bëjnë këtë nga presionet e jashtme’ është shprehur mbretëresha e bukurisë duke shtuar më tej:

"Nëse një person është i kënaqur me lëkurën e tij, nuk duhet të ndihet i detyruar ta mbulojë atë me grim. Dobësitë tona na bëjnë ata që jemi dhe çdo individ e bëjnë unik." 

E sa i përket raportit me imazhin e saj, Melisa Raouf tha:

“Gjithmonë kam menduar se nuk jam mjaftueshëm e bukur dhe së fundmi kam pranuar faktin që jam e bukur ashtu siç jam dhe për këtë kam vendosur të konkurroj pa make up pasi kam besim në veten time, ndërsa kur jam e grimuar ndihem e bllokuar. Kjo jam unë dhe nuk kam frikë t'u tregohem të tjerëve."

Zgjedhja e Melisa Raouf për të marrë pjesë në konkursin e Miss Anglisë duke refuzuar grimin nuk i përgjigjet vetëm një ideali estetik, por ka rrënjë shumë të ndryshme. 

"Shëndeti mendor është një temë shumë e rëndësishme, thjesht dua që të gjithë të ndihen mirë. Dua të heq të gjitha standardet e bukurisë sepse secili është i mrekullueshëm në mënyrën e vet", shpjegoi ajo.

Melisa Raouf do të marrë pjesë në finalen e Miss Anglisë me shiritin e Miss Bare Face (“fytyrë e pastër”) dhe askush më mirë se ajo nuk mund ta meritonte një titull të tillë.

 Angie Beasley, organizatore e konkursit, shpjegoi se që kur kjo kategori lindi në vitin 2019, askush para Melisa nuk e kishte pranuar sfidën për të konkurruar plotësisht pa make-up.

E sigurt është se me zgjedhjen e saj pa grim, Melisa Raouf ka ngjallur kuriozitet të madh në rrjetet sociale. 

Shumë të vajza të reja e kanë kontaktuar për të treguar mbështetjen e tyre, duke e falënderuar që i bëri të ndihen mirë me veten dhe pamjen e tyre. 

Me siguri që në finalen e Miss Anglisë të gjithë do të brohorasin për të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco