Reperi i njohur po bëhet baba për herë të dhjetë me gra të ndryshme

Reperi i njohur po bëhet baba për herë të dhjetë me gra të ndryshme

13:44, 25/08/2022
A+ Aa A-

Reperi, komediani dhe prezantuesi amerikan, Nick Cannon u bë baba për herë të tetë muajin e kaluar me partneren e tij, Bre Tiesi.

 

Mirëpo reperi praktikon poliamorinë (kryerja e marrëdhënieve intime me disa partnere ndërkohë që të gjitha janë në dijeni) dhe po pret dy fëmijë të tjerë me dy partnere të ndryshme.

 

Ai do të bëhet baba për herë të nëntë në muajin Tetor me partneren Abby de La Rose, ndërsa baba për herë të dhjetë me modelen Brittany Bell, me të cilën ka dhe dy fëmijë të tjerë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Nick me anë të një postimi në rrjete sociale ku ka pozuar me Brittany-n. 

“Koha ndaloi dhe kjo ndodhi”, ka shkruar ai duke shokuar jo pak fansat.

 

Nick është aktualisht baba i tetë fëmijëve, dy fëmijë me modelen Brittany Bell, dy binjakë me këngëtaren Mariah Carey, një fëmijë me Alyssa Scott, dy binjakë me Abby De La Rose, një fëmijë me Bre Tiesin dhe po pret dy të tjerë, një me Brittany Bell dhe një me Abby De La Rose. 

Pas ndarjes nga Mariah, bashkëshortja e tij e parë, Nick është shprehur se nuk do t’i përkasë më kurrë vetëm një gruaje, si dhe nuk do të martohet më. 
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco