Don Xhoni na prezanton me pjesëtarin e ri të familjes së tij!

Don Xhoni na prezanton me pjesëtarin e ri të familjes së tij!

13:18, 25/08/2022
A+ Aa A-

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. 

Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. 

 

Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. 

E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lançojë.

 

Por përpos muzikës, artisti njihet edhe për postimet e tij në rrjete sociale që shpesh bëjnë bujë. 

E këtë herë nuk ka të bëjë me ndonjë ‘thumb’, por reperi na ka prezantuar me pjesëtarin më të ri të familjes së tij dhe është një qenush shumë i vogël që me shaka, Don Xhoni e ka cilësuar si 'bubazhel'.

 

Epo, duket se dashuria e artistëve tanë për katërputëroshat është shtuar vërtet shumë.

 

Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe i vetëm Don Xhoni ka publikuar këngën e re, e cila titullohet ‘Katile’ dhe surpriza e madhe ishte pikërisht modelja protagoniste në klipin e këngës, e cila është bukuroshja Megi Pojani. Ky projekt muzikor është pëlqyer shumë nga ndjekësit, dhe deri më tani ka arritur mbi 34 milion klikime në platformën YouTube.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco