Pas dasmës së dytë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë shumë pranë nesh për muaj mjalti

Pas dasmës së dytë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë shumë pranë nesh për muaj mjalti

11:18, 25/08/2022
A+ Aa A-

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck filluan muajin e dytë të mjaltit me një shëtitje me varkë. 

Të porsamartuarit, të cilët u martuan për herë të dytë të shtunën, u panë duke lundruar nëpër liqenin Como në brigjet e Tremezzo-s, Itali ndërsa ishin ulur në pjesën e pasme të një varke. 

 

Lopez, 53, kishte veshur një fustan të bardhë me mëngë të gjata. 

Ajo e kompletoi look-un me një çantë të bardhë dhe aksesorë floriri.

 

Affleck, 50 vjeç, nga ana tjetër, kishte veshur një këmishë blu me mëngë të gjata me pantallona gri dhe atlete të bardha. 

Gjatë shëtitjes me varkë, çifti dukej i përfshirë në një bisedë intensive.

 

Pavarësisht bisedës në dukje serioze, të porsamartuarit ndanë një puthje të ëmbël.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco