Bebe Rexha fotografohet me të dashurin dhe duket kokë e këmbë e dashuruar

Bebe Rexha fotografohet me të dashurin dhe duket kokë e këmbë e dashuruar

10:58, 25/08/2022
A+ Aa A-

Bebe Rexha prej dy vitesh është në një lidhje me producentin Keyan Safyari. Çifti tashmë e kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe nuk ngurrojnë të dalin bashkë.

 

Së fundmi ata janë fotografuar në Santa Monica, Kaliforni.
Pasi shijuan një drekë në restorant, Bebe dhe Keyan u panë duke u përqafuar dhe dukeshin shumë të dashuruar.

 

Në fotot e publikuara nga "Just Jared" shihet se Bebe ishte veshur me një palë xhinse, kanatjere të zezë dhe sandale të zeza me pak takë. Ndërsa Keyan kishte veshur me pantallona të shkurtra, bluzë të kuqe dhe atlete të zeza. 

 

Keyan është pronar i Moving Images Entertainment, një kompani globale e shërbimeve të prodhimit të filmit e televizionit me qendër jashtë Los Anxhelosit.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco