Arbana Osmani mendon se ‘kush ka çuna botën ka’, por Eduarti nuk është edhe aq dakord!

Arbana Osmani mendon se ‘kush ka çuna botën ka’, por Eduarti nuk është edhe aq dakord!

09:43, 25/08/2022
A+ Aa A-

Në natën finale të Big Brother disa muaj më parë, Arbana Osmani zbuloi për të gjithë se ishte shtatzënë për të tretën herë, ndërsa u raportua në media se ajo dhe partneri i saj, Eduart Grishaj këtë herë do të bëhen prindër të një vajze. 

 

E megjithë gëzimin e ardhjes së një vajze në një shtëpi "të dominuar" nga djemtë, pika e dobët e moderatores vazhdojnë të jenë çunat.

Këtë sigurisht mund ta shohim nga marrëdhënia speciale që ajo ka me të birin Jonin, patjetër edhe me Diellin, edhe pse me të nuk poston shpesh në rrjetet sociale pasi është ende i vogël. 

 

Si për ta vërtetuar këtë, ditën e sotme Arbana ka postuar një foto në InstaStory-t e saj, ku shfaqet Joni duke e ndihmuar, më saktë duke i lidhur këpucët dhe ky ishte një moment që e ka bërë krenare moderatoren. 

"Kush ka çuna botën ka"- shkruan Osmani bashkangjitur fotos.

 

Megjithatë duket se partneri i saj nuk është shumë dakord me këtë dhe këtij postimi i është përgjigjur me: "T'i kam falë".

 

Sigurisht mbetet një batutë, pasi edhe Eduarti shfaqet gjatë gjithë kohës pranë djemve, megjithatë nuk është sekret që djemtë bëjnë pas shumë për nënës, kështu që Eduarti ndoshta prandaj mezi po pret për vajzën që do të vijë në jetë. 

E njejta gjë vlen edhe Arbanën, ndërkohë që jemi kuriozë të dimë emrin që do të zgjedhin për vogëlushen. 
 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco