Einxhel ka një përgjigje për të gjithë ata që përpiqen t'i ‘gjejnë’ gjininë e fëmijës!

Einxhel ka një përgjigje për të gjithë ata që përpiqen t'i ‘gjejnë’ gjininë e fëmijës!

09:23, 25/08/2022
A+ Aa A-

Disa ditë më parë, me anë të një videoje e postimi emocionues në Instagram, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz konfirmuan atë që përflitej prej disa kohësh, pritjen e ëmbël. 

Kështu, cifti i dalë nga Big Brother, do të bëhen prindër për herë të parë së shpejti dhe të dy nuk mund të ishin më të lumtur për këtë.

 

Megjithatë, kurioziteti i ndjekësve dhe i fansave të Einxhel në lidhje me gjininë e fëmijës, ka bërë që edhe njëherë, të vihet re cdo detaj i asaj që ato thonë po shkruajnë në rrjetet sociale, si për të kuptuar nëse moderatorja do të lindë djalë apo vajzë.

 

Ishte Monika Lubonja që bëri "lëmsh" të gjithë me urimin e saj për ciftin, me njerëzit që menduan se kishte zbuluar gjininë e fëmijës, megjithatë Einxhel e mohoi duke thënë se vetëm motra e Dagz e dinte, as ata vetë. 

 

Ndërkohë, në lidhje me ata që e shohin kudo dhe i thonë nëse do të ketë djalë apo vajzë, në bazë të formës së barkut të rrumbullakosur, gjë që Einxhel e quan si gjë tipike shqiptare, moderatorja e ka një përgjigje. 

Në Twiiter ajo shkruan: 

 

“Situata tipike AL???????? kur takon dike qe te sheh barkun:
A-Lere mos e diskuto se nga forma e ke djal!
Dy hapa me tutje takon nje tjeter:
B-Uuu e paske vajze sigurt se duket nga barku!
*Well nje gje esht e sigurt deri tani qe me kete bark do bej o djale o vajze????????????#IamEinxhel ????????

— Einxhel (@EinxhelShkira) August 23, 2022”

 

Pra, ose djalë ose vajzë, kjo është pak por e sigurtë...Ju lutem, lini ekon të tregojë se cfarë gjinie ka bebi ose mund edhe të lini të qetë mamin dhe babin të organizojnë në paqe "baby shower"-in. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco