“E frikshme’ ish-bashkëshortja e Schwarzeneggerit tjetërsohet nga operacionet plastike

“E frikshme’ ish-bashkëshortja e Schwarzeneggerit tjetërsohet nga operacionet plastike

09:05, 25/08/2022
A+ Aa A-

Ish-zonja e parë e Kalifornisë, Maria Shriver dukej e panjohur në fotot e publikuar këtë fundjavë .

Ajo u fotografua në Santa Monica, Kaliforni ndërsa në dukje ishte pa grim.

Në fotot e siguruar ekskluzivisht nga Page Six, 66 vjeçarja po drejtohej drejt makinës së saj pasi u ndal pranë kantierit ku po ndërton një shtëpi të re.

Ndërsa Shriver dukej se ishte në humor të mirë, fytyra e saj ishte shumë ndryshe nga ajo e viteve të fundit.

Mbesa e presidentit të ndjerë John F.Kennedy kishte veshur një palë streçe të zeza, një bluzë lejla dhe një palë atlete gri.

Një përdorues i Twitter madje pyeti nëse Maria Shriver kishte të njëjtin kirurg plastik me Silvester Stallone, ndërsa një tjetër shkroi se pamja e saj është e tmerrshme.

Shriver u nda nga ish-bashkëshorti Arnold Schwarzenegger në vitin 2011 pasi mësoi se ylli 75-vjeçar i "Terminator" kishte lindur një fëmijë me kujdestaren e familjes Mildred Baena 15 vjet më parë.

Ngjashmëria e fortë e Jozefit me Schwarzenegger-in e bëri Shriver të vinte në dyshim atësinë e tij, duke e detyruar Baenën të zbulonte të vërtetën.

Shriver bëri kërkesë për divorc menjëherë pas kësaj, i cili u finalizua pas gati një dekade.

Në dhjetor 2021, u zbulua se ish-çifti kishte rënë dakord të ndajnë në mënyrë të barabartë pasurinë prej 400 milionë dollarësh që kishin fituar së bashku.

Ata u martuan në 1986 dhe kanë katër fëmijë së bashku: Katherine , 32, Christina , 31, Patrick , 28 dhe Christopher , 24.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco