Lady Gagan e gjuajnë me arush pelushi gjatë interpretimit në skenë

Lady Gagan e gjuajnë me arush pelushi gjatë interpretimit në skenë

18:35, 10/08/2022
A+ Aa A-

Lady Gaga e mbajti gjakftohtësinë e saj teksa i është hedhur një arush prej pelushi teksa performonte live në skenë në Toronto të shtunën.

Superylli, 39 vjeçe, iu desh t’i shmangej objektit fluturues në mes të këngës ndërsa mahniti audiencën në ‘Rogers Center’ në Kanada, shkruan DailyMail.

Pamjet e marra nga një pjesëtar i audiencës pranë skenës treguan Gagan duke kënduar me vëmendje në mikrofon ndërsa arushi u lëshua duke bërë që ajo të lëvizte me shpejtësi në njërën anë për ta shmangur atë.

Image

Më pas ajo vazhdoi si një profesioniste e vërtetë sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Fansja që publikoi videon në Twitter, Jo Shelton tha ekskluzivisht për DailyMail për incidentin: “

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi fituesja e çmimit “Grammy” publikoi një video të shkurtër promovuese, duke ngacmuar fansat për publikimin e filmit të ardhshëm “Joker: Folie a Deux”, teksa konfirmoi se do të luajë në film.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco