Pasi u përfolën për një lidhje, ja ku do t’i shohim sërish bashkë Noizyn dhe Loredanën

Pasi u përfolën për një lidhje, ja ku do t’i shohim sërish bashkë Noizyn dhe Loredanën

12:30, 04/08/2022
A+ Aa A-

Mjaftoi një bashkëpunim, që dyshja Loredana Zefi dhe Rigels Rajku (Noizy) të përfliten kudo për një lidhje dashurie.

Madje këto thashetheme u përforcuan akoma në shumë me prishjen e miqësisë midis ish-partnerit të reperes, Mozzik me Noizyn.

Ndonëse rrjeti gëlonte nga këto supozime, Loredana dhe Noizy nuk i ndaluan takimet midis tyre. Dhe jo vetëm kaq, dyja e kanë gati projektin e rradhës.

Image

Burime për “Prive” kanë deklaruar se Zefi do të jetë pjesë e videoklipit të rradhës të Rajkut. Mbetet akoma mister nëse Loredana do të këndojë apo thjesht do të jetë figurante.

Më herët kujtojmë në një intervistë Loredana thyu heshtjen në lidhje me marrëdhënien e saj me Noizyn. Ajo tha se janë njohur nga Blerim Destani dhe kanë një shoqëri të mirë teksa nuk e përjashtoi mundësinë për një tjetër këngë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco