Hana e Mozzikut është rritur aq shumë, sa tani i jep këshilla babit

Hana e Mozzikut është rritur aq shumë, sa tani i jep këshilla babit

09:59, 04/08/2022
A+ Aa A-

Reperi Mozzik është shumë i dashur për publikun shqiptar. Marrëdhënia e tij me të bijën, Hanën, gjithashtu është kaq e bukur, ku Mozzik herë pas here poston foto apo video të ëmbla të së bijës.

Mirëpo, së fundmi Mozzik na ka zbuluar se vajza e tij e ndihmon se si të vishet reperi për në koncerte. Epo, duhet thënë se Hana është rritur goxha!

Mozzik ka qenë duke folur me të bijën, ku i tregon edhe veshjet e tij teksa ajo i shikon.

Image

Më herët, Mozzik ka folur gjatë për marrëdhënien e tij së bashku me Hanën. Në një intervistë më herët, me lot në sy, Mozzik ka rrëfyer edhe mesazhin që ai i jep të bijës tani, që do ta dëgjojë kur ajo të rritet.

“Hanës do i thoja që babi të do shumë. E gjithçka kam bërë, e do të bëj do jetë gjithmonë vetëm për ty e të mirën tënde”, ka treguar më herët reperi i njohur Mozzik.

Së fundmi Mozzik dhe Era Istrefi u përfolën për pjesëmarrjen e disa javëve më parë bashkë në një club të Prishtinës.

Dyshja u vunë re në koncertin e DaBaby nga fansat pas publikimit të disa fotove të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco