Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Sarah Berisha ka diçka për të thënë për komentet që i bëhen në lidhje me Dj Pm

Sarah Berisha ka diçka për të thënë për komentet që i bëhen në lidhje me Dj Pm

21:01, 28/07/2022
A+ Aa A-

Blogerja Sarah Berisha nuk ndikohet aspak për komentet që lidhen me të dashurin e saj, të cilin e njohu brenda “Big Brother Vip”, Dj Pm.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, blogerja u pyet nëse e lëndojnë komentet lidhur me Pm.

“A të lëndojnë kur të shkruajnë komente të pavërteta lidhur me Pm?”– ishte pyetja e ndjekësit, të cilit Sarah iu përgjigj duke shkruar: “Njerëzit atë punë kanë! Gjithmonë e kanë diçka për të thënë, si për mirë si për keq. E rëndësishme është që ne jemi në rregull me njëri-tjetrin…”

Image

PM dhe Sarah nisën lidhjen e tyre në muajin nëntor kur ishin pjesë e ‘Big Brother VIP”. Pas mbarimit të formatit ata kanë vijuar romancën në distancë ndonëse takohen shpesh e madje kanë bërë edhe disa udhëtime bashkë. Blogerja ka treguar se distanca i ka lodhur por takohen çdo javë dhe gjërat po shkojnë shumë mirë.

Image

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco