Arkimed, ti je besprem/ Nga vëllezër në armiq të betuar, Cllevio: Do të mbys natën! I përgjigjet Stresi: S’më ha k*r*

19:28, 26/07/2022
A+ Aa A-

Dy reperët, Stresi dhe Cllevio ishin miq të mirë me njëri-tjetrin, derisa ky i fundit u përfshi në një sherr fizik me Noizy-n më shumë se një muaj më parë.

Cllevio ofendoi rëndë në rrjetet sociale reperin dhe shkoi në bizneset e tij në Durrës, i shoqëruar nga disa makina duke sharë e kërcënuar Noizy-n.

Rigels Rajku së bashku me disa miq të tij dhunoi reperin dhe personat që e shoqëronin, ndërsa disa orë më pas reperi u vendos në prangat e policisë për tu liruar rreth një muaj më vonë nga qelia.

Arkimed Lushaj vendosi të mbajë në atë kohë anën e Noizy-t, të cilin e ka pasur armik të përbetuar por që kohët e fundit ka rregulluar marrëdhëniet me të dhe shfaqen si dy miq të mirë.

Kjo duket se nuk është pritur aspak mirë nga Cllevio dhe qëndrimi i Stresit ka prishur raportin mes tyre. Madje dy ish-miqtë kanë shpërthyer në ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit.

Stresi në një postim në rrjetet sociale shkroi: “Jo se më han mua r*ku për këta tipa, unë i konsumoj ata si Khalifa”, një mesazh që dukej se ishte drejtpërdrejt për Cllevion.

Por ky i fundit nuk u kursye ndaj tij duke e quajtur “b***q** dhe legen”, ndërsa theksoi se “nuk e fal Arkimedin”.

 “Arkimedi mua më ha k***n,  më ha k***n. Nuk ma hedh dot shtëpinë në erë Arkimedi mua. O Arkimed k…. e kam me ty unë personalisht. Unë s’vij dot tek shtëpia jote të hedh në erë nënën time dhe dajën, se i thërras “dajë” unë, e di ti. Nuk ma kap imagjinata ta bëj këtë muhabet shoqëror se e di që prekesh t’i të të them do ta hedh shtëpinë në erë, se prekesh. Më the b***q**, më the legen, më the ta them në mënyrë shoqërore, the dhe unë dakord. Nuk them gjë unë se më the b***q**, apo legen, por unë nuk jam as b***q**, dhe as legen. Unë jam gango, ti je b***q**, ti je legen. Seriozisht, seriozisht jo muhabete kështu. Tani, shtëpinë në erë që ke thënë ti aty, s’ta fal unë këtë muhabet. Nuk ta fal. Unë s’ta hedh shtëpinë në erë kurrë, ti e di pse e bën, e di unë Arkimedi“, tha Cllevio.

Ai u shpreh se nëse Stresi e vret do ngrihet nga varri dhe do e mbysë në krevatin e tij.

“Do bëhem hije dhe do të vij të të mbys natën ty, për kokën e qerosit do bëhem hije, do i lutem Satanit, do i them më dërgo një ditë, më ço nga varri 4 minuta tek krevati i Arkimedit. Do të vij të mbys se nuk te jep thika ai, i ke parasysh xhindët, do të vij si vampir do të mbys”, thotë ai në një tjetër video.

 

Ndërkohë, në një video-live mes Cllevios dhe Kozakut, Stresi i ka komentuar publikisht duke i thënë: “Ça kapiten ti aman mosss. A të keqen. Kapiten i lushnjarëve.” /PanoramaPlus

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco