Me celulit dhe shenja në lëkurë, Sharon Stone duket mbresëlënëse në moshën 64-vjeçare

Me celulit dhe shenja në lëkurë, Sharon Stone duket mbresëlënëse në moshën 64-vjeçare

14:38, 26/07/2022
A+ Aa A-

Rrjetet sociale janë bërë tashmë pjesë e pashmangshme e jetës sonë.

Nevoja për t'u dukur gjithmonë bukur dhe për të marrë miratimin e të tjerëve ka transformuar jo vetëm mënyrën si perceptojmë veten, por edhe si na perceptojnë të tjerët.

 

Por, sa e lehtë është ta shfaqësh veten ashtu si je në të vërtetë?

 

Ndoshta pak, ndoshta shumë.

Nuk dimë t'ua themi me siguri, por shembulli i Sharon Stone mund të jetë gjëja më e bukur që kemi parë sot.

 

Aktorja e njohur është shfaqur pa asnjë filtër, në një foto shkrepur pranë një pishine dhe me një peshqir mbi supe.

64-vjeçrja ka ekspozuar gjithë trupin, ashtu siç është duke mos kursyer as celulitin dhe as shenjat në lëkurë.

 

“Mirënjohëse për papërsosmërinë, në një ditë të përsosur”- shkruan ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco