Jason Moma përfshihet në një aksident rrugor, si është gjendja e tij

Jason Moma përfshihet në një aksident rrugor, si është gjendja e tij

11:06, 26/07/2022
A+ Aa A-

Jason Momoa është përfshirë në një aksident, të përshkruar si "kokë më kokë", me një motoçiklist, në një autostradë në Los Angeles gjatë fundjavës.

Aktori i njohur për rolet e tij në  “Aquaman” dhe “Game of Thrones” ishte duke i dhënë makinës në Calabasas, California, pak para orës 11 të së dielës, kur një 21-vjeçar me një motoçikletë kaloi vijën qendrore të rrugës dhe u përplas me automjetin e tij.

 

Patrulla e autostradës pas ekzaminimit në vendngjarje tha se motoçiklisti goditi pjesën e përparme të majtë të makinës së Momoas dhe u hodh nga motori menjëherë pas përplasjes.

Ndërkohë mësohet se Momoa doli menjëherë nga makina e tij për të ndihmuar motoçiklistin dhe thirri ambulancën.

 

Sipas efektivëve të Policisë, aktori nuk kishte pësuar lëndime, ndërsa motoçiklisti u dërgua në një spital rajonal për lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

 

Është akoma e paqartë pse ai kaloi vijën qendrore të rrugës, ndërkohë që asnjë akuzë nuk është ngritur për aksidentin, nga asnjë nga palët.

Më poshtë mund të shihni një video të regjistruar pak sekonda pasi aksidenti ndodhi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco