Hajdutët tentojnë të grabisin brenda 12 ditësh dy herë rezidencën e Harry dhe Meghan

Hajdutët tentojnë të grabisin brenda 12 ditësh dy herë rezidencën e Harry dhe Meghan

10:38, 26/07/2022
A+ Aa A-

Rezidenca luksoze e Princit Harry dhe Meghan Markle në Montecito, në Kaliforni u grabit jo një herë, por dy herë brenda 12 ditëve, sipas gazetës Sun.

Hajdutët u përpoqën të hynin në rezidencën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, ku ata jetojnë me djalin e tyre Archie, 3 vjeç dhe Lilybet 1-vjeçare.

 

Në të dyja rastet është thirrur policia, sipas të njëjtave informacione. Hera e parë që policia mbërriti në rezidencën e Meghan dhe Harry ishte më 19 maj, në orën 18:00. 

Në fakt, kjo datë e veçantë ka një kuptim të veçantë për çiftin teksa festojnë përvjetorin e martesës.

 

Hera e dytë që autoritetet mbërritën ishte më 31 maj, pak pas orës 15:00. Ishte dita kur Duka dhe Dukesha e Sussex u larguan nga SHBA për në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me dy fëmijët e tyre, për të marrë pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth.

 

Shtëpia e Meghan dhe Harry ka qenë disa herë shënjestër e hajdutëve. 

Departamenti i Policisë në Santa Barbara ka marrë gjashtë telefonata nga njerëzit e sigurisë së Dukës dhe Dukeshës gjatë një periudhe 14-mujore.

 

Meghan Markle dhe Princi Harry u zhvendosën në rezidencën e tyre të mrekullueshme në qershor 2020. Rezidenca ka një spa, fushë tenisi dhe një shesh lojrash private për fëmijët e tyre. Oprah Winfrey, Tom Cruise dhe Ellen DeGeneres, janë disa nga fqinjët e çiftit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco