Dhunoi keq një person brenda një makine, avokati i Feros zbulon detaje: U provokua nga një këngë e...

Dhunoi keq një person brenda një makine, avokati i Feros zbulon detaje: U provokua nga një këngë e...

10:17, 26/07/2022
A+ Aa A-

Reperi i njohur, Fero, përfundoi dje në prangat e policisë së Kosovës.

Kjo për shkak se në rrjet u bë virale një video, ku ai shfaqej duke dhunuar keq një person brenda një makine.

 

Lidhur me arrestimin e Feros ka reaguar avokati i tij, Egzon Halimi, i cili ka treguar detaje nga ngjarja që bëri bujë menjëherë.

Gjatë një bisede telefonike me Telegrafin, Halimi ka theksuar se Fero është provokuar nga personi që ka qenë në makinë.

 

“Fero ka qenë duke pirë kafe në lagjen e tij, ka parë disa të rinj poshtë te kafenetë dhe kishte vendosur t’i qeraste, kur në një moment ka kaluar një veturë, e cila e ka provokuar atë, gjë që ka çuar deri në sulmin e tij”, theksoi avokati i reperit.

Halimi ka shtuar më pas se personi në makinë kishte vendosur një këngë të Unikkatilit, ku në të shahej dhe ofendohet rëndë reperi Fero.

 

“Personi brenda veturës ka qenë duke lëshuar një këngë të Unikkatilit, në të cilën reperi Fero shahet dhe ofendohet rëndë dhe mu përmes së saj, ai e ka provokuar Feron, ku ky i fundit nuk e ka duruar presionin dhe ka nisur konfliktin në afekt. Personat që i ka sulmuar as ky nuk i njeh, pasi rasti ka ndodhur pa paramendim, pra nuk ka të bëjë me ndonjë hasmëri”, nënvizoi avokati Halimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco