Tatuazhi i parë i Fjoralba Ponarit ka një domethënie mjaft të veçantë

Tatuazhi i parë i Fjoralba Ponarit ka një domethënie mjaft të veçantë

12:23, 24/07/2022
A+ Aa A-

Ka shumë persona që tatuazhet i bëjnë për qejf, shumë si një dedikim ndaj dikujt dhe të tjerë si një simbolikë, që do të përjetësojë në trupin e tyre një çast apo kujtim që nuk do ta harrojnë kurrë.

Fjoralba Ponari për tatuazhin e saj të parë ka zgjedhur të bëjë një shprehje që simbolizon këtë të fundit, më saktë periudhën më sfilitëse por edhe më të guximshme që ka kaluar deri më tani. 

 

Siç thotë vetë moderatorja, shprehja "Sad bird still sing", "Zogjtë e trishtuar ende këndojnë", do ta shoqërojë dhe formojë sa të ketë frymë, ndërsa do t'i kujtojë gjithnjë që ta dojë jetën dhe ta jetojë në çdo moment. 

Kujtojmë se moderatorja e "Portokalli" ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë pas largimit të nënës së saj nga jeta disa muaj më parë, periudhë së cilës sigurisht i referohet në postimin e lartë përmendur. 

 

Megjithatë, trishtimin dhe dhimbjen pas kësaj ngjarje ajo ka zgjedhur t'i mbajë shumë private, ndoshta vetëm me familjen e saj.

Ndërsa në rrjetet sociale, pavarësisht të gjithave, ka vazhduar të shpërndajë pozitivitet dhe buzëqeshje, përmes punës në televizion e jo vetëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco