Emily Ratajkowsi drejt divorcit për shkak të tradhëtisë?

Emily Ratajkowsi drejt divorcit për shkak të tradhëtisë?

10:38, 18/07/2022
A+ Aa A-

Emily Ratajkowski mesa duket po planifikon të divorcohet nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, 1 vit pasi u bënë prindër, pasi dyshohet se ai e ka tradhtuar.

Si fillim thashethemet për ndarje nisën dy ditë më parë kur modelja 31-vjeçare u pa në publik pa unazën e saj të martesës. Ndërkohë sic raporton "Page Six" një burim pranë ciftit konfirmon se ka pasur tradhëti nga Sebastian, duke thënë:

"Po, ai e mashtroi. Ai është një mashtrues serial. Është vërtetë e shpifur. Ai është një qen.”

Megjithatë, modelja nuk ka bërë ende kërkesë për divorc në gjykatë deri më tani. Kujtojmë se dyshja, të cilët kanë një djalë 1-vjeçar, u martuan në një ceremoni të thjeshtë në shkurt të 2018-ës, pasi kishin bërë publike romancën e tyre vetëm 2 javë më parë. Ata mirëpritën djalin Sylvester-in në mars 2021. Ata nuk donin ta zbulonin gjininë e fëmijës së tyre sepse do t’i takonte fëmijës të vendoste se si do të identifikohej, gjë e cila bëri shumë bujë në atë kohë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco