Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

22 vjeçari Khaby Lame është zyrtarisht ‘mbret’ i Tik Tok

22 vjeçari Khaby Lame është zyrtarisht ‘mbret’ i Tik Tok

12:23, 26/06/2022
A+ Aa A-

Pasi u pushua nga puna mori titullin “mbreti” i ‘Tik Tikut’ brenda një viti ku, ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të cilët i duhen disa vite të arrijnë shumë ndjekës në rrjetet e tyre sociale për djaloshin me origjinë nga Senegali, kjo gjë u arrit brenda pak orëve kur ai vendosi të bëhet pjesë e rrjeteve sociale.
I quajtur ndryshe Mister Bean apo Charlie Chaplin, Khaby Lame arriti të thyejë rekorde shikueshmërie me videot e tij të cilat kanë vetëm gjeste, kaq mjaftoi që njerëzit në mbarë botën të qeshnin dhe ta pëlqenin mënyrën e veçantë e të riut për të bërë humor.

Në një nga intervistat e tij ai ka rrëfyer mbi jetën e tij shpërnguljen në moshën 1 vjeçare në Itali dhe historia se si nisi ideja për të hapur Tik Tok.

Menjëherë pasi u pushua nga puna hapi kanalin e tij të Tik Tok në vitin 2020 duke vendosur të bëjë video komike.

Kjo mënyrë e Khaby Lame rezultoi jo vetëm të kishte sukses por ta shndërronte atë në një nga njerëzit më të ndjekur në këtë platformë duke numër një numër të madh ndjekësish prej 142,5 milion, me 300,000 ndjekës.
Edhe nëse pushoheni nga puna një ditë mos u dëshpëroni pasi mund të keni fatin e djaloshit duke fituar kurorën e mbretit ose mbretëreshës së ‘Tik Tok’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco