FOTO/ Në pritje të ëmbël, Eni Koçi poston foton me barkun e rrumbullakosur

FOTO/ Në pritje të ëmbël, Eni Koçi poston foton me barkun e rrumbullakosur

19:31, 25/06/2022
A+ Aa A-

Eni Koçi ka postuar një foto në ashensor e veshur me bluze të gjerë e të bardhë ndërsa Genc Prelvukaj qëndron prapa saj. "Nuk e ka mendjen", ka shkruar ajo përmbi foto duke çuar gjithë vemendjen tek barku i saj i rrumbullakosur.

Eni po e kalon shtatëzaninë e saj larg rrjeteve sociale duke mos qenë shumë aktive por herë pas here hedh foto për të hequr kureshtjen e fansave të saj. Ajo dhe Genc Prevlukaj janë në pritje të vajzës së tyre. 

Lajmin se janë në pritje të një vajze e bënë publik përmes këngës së tyre të fundit me titull "Ama". Në fund të videoklipit ata kanë vendosur dhe një video "gender reveal" ku u bë e ditur gjinia e fëmijës.

Çifti rrethohet nga një ambient i mbushur me tullumbance dhe zbukurime të ndryshme. Ata plasin së bashku një nga tullumbacet dhe dalin petale roze, që do të thotë se së shpejti do të bëhen me vajzë.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco